Skuadra nga Greqia, AEK e ka zyrtarizuar të hënën pasdite transferimin e portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha.
Strakosha te AEK-U është transferuar nga skuadra angleze Brentford.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka firmosur për pesë vjet me klubin grek.
Strakosha u shpreh i lumtur për kalimin te AEK-U.
“Jam shumë i lumtur që ka përfunduar transferimi im në AEK. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të vihem në dispozicion të trajnerit tim. Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, u shpreh Strakosha.
Strakosha ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024”. Ai i luajti tri ndeshje.
29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Lazio dhe Salernitana.