Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ademi takon edhe Bersant Celinën

Ademi takon edhe Bersant Celinën

Pasi takoi Arbër Zenelin, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka takuar edhe Bersant Celinën.

Celina luan për AIK-un në Suedi, vend në të cilin bën karrierë edhe Zeneli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ademi ka thurur lavde për Celinën, por pa saktësuar nëse ai do të kthehet në përfaqësuese. Njëjtë si Zeneli, Celina ka kohë që nuk ftohet te Kosova.

“Jemi mirënjohës që, ndonëse kishte vështirësi në komunikim në gjuhën shqipe, Bersanti pa asnjë hezitim zgjodhi Kosovën me zemër. Për ne, ai ka një rol të veçantë në ndërtimin e kësaj Kombëtareje dhe kontributi i tij do të vlerësohet gjithmonë. Pasi kaloi një periudhë të vështirë me lëndime dhe ndërrime klubesh, Bersanti tashmë është rikthyer fuqishëm, duke na kujtuar magjinë e tij të zakonshme në fushën e gjelbër. Kënaqësi biseda dhe qëndrimi me djaloshin të cilit që nga dita e parë zemra i ka rrahur vetëm për Kosovën”, ka shkruar Agim Ademi.