Arijan Ademi ka shënuar gol ndaj kampionit në fuqi të futbollit polak, Jagiellonias, në ndeshjen e fundit përgatitore të stinorit pranveror për skuadrën e madhe kroate, Dinamo Zagreb.
Dinamo dhe Jagiellonia barazuan të mërkurën 1:1 në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJagiellonia kaloi e para në epërsi 1:0 me golin e Tomas Silvas.
Por ishte goli i mesfushorit Ademi gjashtë minuta më vonë, që e vendosi rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi.
Skuadra kroate e drejtuar nga trajneri Fabio Cannavaro, barazoi 2:2 dhe e mposhti 3:1 Lech Poznanin në dy miqësoret e para.
Me këtë ndeshje, Dinamo Zagrebi e ka përfunduar fazën përgatitore ndërsa do të luajë kundër Arsenalit në “Emirates”, në xhiron e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve më 22 janar.
Pjesa e dytë e kampionatit në Kroaci nis më 25 janar.