E ardhmja e mesfushorit dhe kapitenit të Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është larg Kroacisë, kanë bërë të ditur mediumet kroate.
Ademi ka qenë besnik i skuadrës së madhe kroate për 15 vjet, përveç një largimi të shkurtër në Kinë te skuadra e Gouanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor atij i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe 34-vjeçari mund të largohet në këtë afat kalimtar.
Për të janë shprehur të interesuara një skuadër e Serie A dhe një nga kampionati elitar i Kinës, ka shkruar të shtunën mediumi “Tportal”.
Më herët ka pasur raportime se Ademi mund të transferohet te Maribori në Slloveni.
Ademi ka luajtur në 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe ka kontribuuar me katër gola e dy asistime.