Futboll

Ademi po stërvitet me Dinamon, për zgjidhje për të ardhmen

Arijan Ademi

Edhe pse Arijan Ademi i ka përfunduar të gjitha marrëveshjet për kalimin tek Ujpesti në Hungari, transferimi i tij ka mbetur në gjysmë. 

Mesfushori me shumë përvojë i skuadrës kroate ende nuk është larguar nga Dinamo dhe ka stërvitur të enjten me klubin e madh të Kroacisë. 

Trajneri i Ujpestit, Damir Krznar dhe ndihmësit e tij, e duan atë në Budapest, ka shkruar “Germanijak”. 

Madje, mediumi kroat ka shkruar se ai ka qenë edhe në Hungari dhe është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi, si dhe i ka kaluar testet mjekësore. 

Por më pas është kthyer në Zagreb dhe ka vazhduar stërvitjet me Dinamon. 

Ai është thirrur nga trajneri Mario Kovaçeviq dhe ka stërvitur të enjten, duke e lënë në pikëpyetje të ardhmen e ish-mesfushorit të Maqedonisë së veriut. 

Mesfushori Ademi e ka fituar 13 herë titullin në Kroaci me Dinamon, ndërsa 34-vjeçari ishte fitues i Kupës kroate pesë herë. 

Me Dinamon e Zagrebit i ka 420 paraqitje gjithsej, 47 gola të shënuar e 32 asistime.