Futboll

Ademi: Gjithçka është gati

kos

Presidenti i Federates së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se gjithçka është gati për ndeshjen ndërmjet “dardanëve” dhe “helvetikëve”.

Kosova nga ora 20:45 e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve. Shihemi në stadium!”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.