Futboll

Ademi drejt Ujpesit hungarez

Arijan Ademi

Mesfushori shqiptar, Arijan Ademi, mund t’i bashkohet Ujpestit hungarez. Mediumet në Kroaci të hënën kanë raportuar se Ademi ka pranuar një telefonatë nga Damir Krznar, i cili mori drejtimin e ekipit hungarez, raporton “Jutarnji”. 34-vjeçari më herët ka punuar me trajnerin kroat te Dinamo.

Ademi është pajtuar të largohet pas bisedës që pati me Zvonimir Bobanin. Ai nuk ka pranuar një rol të dhënë nga klubi kroat, pasi 34-vjeçari ka ambicie të luajë ende futboll. Për Ademin është largimi i dytë nga “Maksimiri”.

Ai ka kontratë me Dinamon edhe për sezonin e ardhshëm. Ademi për Dinamon ka mbi 400 ndeshje. Ka shënuar 47 gola dhe ka asistuar 32 herë. Për Maqedoninë e Veriut ka 33 ndeshje, kurse tri ndeshje i ka luajtur edhe për Kroacinë.