Mesfushori 35-vjeçar, Amir Abrashi, është kthyer nga lëndimi.
Pasi lideri i Grasshopperit i ka munguar skuadrës për shkak të një lëndimi muskulor që prej fillimit të muajit gusht, ai është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
“Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin, por kur je jashtë fushës për gjashtë apo shtatë javë, mbetesh prapa”, ka thënë trajneri Gerald Scheiblehner.
Te Grasshopperi do të kujdesen që ai të mos lëndohet sërish. Për këtë arsye, Abrashi mund të mos luajë nga fillimi ndaj Luganos.
Ndeshja Lugano – Grasshopper zhvillohet të dielën.
“Amiri është opsion për ndeshjen ndaj Luganos, por jo nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë tekniku austriak i Grasshopperit.