Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Abrashi inkuadrohet në emision drejtpërdrejtë nga ndeshja e Grasshopperit

Amir Abrashi

Amir Abrashi nuk po luan në ndeshjen Grasshopper – Lugano.

Kapiteni i Grasshopperit është i suspenduar dhe nuk po paraqitet në stadiumin “Letzigrund” të Zurichut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abrashi ka zgjedhur që këtë ndeshje ta shikojë nga pjesa ku janë të vendosur tifozët ultras të ekipit të tij.

Dhe në intervistën dhënë për “Bluewin.ch” pas përfundimit të pjesës së parë, ai ka thënë se po mundohet ta ndihmojë ekipin e tij, me përkrahje nga tribunat.

“Është shumë mirë. Shumë falënderime për tifozët që kanë ardhur në lojë”, ka thënë Abrashi.

“Do të qëndrojë këtu edhe në pjesën e dytë”, thotë Abrashi duke qeshur.

“Është ndjenjë e mirë. U jam bashkuar tifozëve, këndoj me ta. Me të vërtetë është kënaqësi”.

Grasshopperi është duke humbur nga Lugano 2:1, ndërsa po zhvillohet minuta e 80-të.