Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Abedini kthehet në Zvicër, firmos me Xamaxin

Eris Abedini

Mesfushori Eris Abedini është kthyer në futbollin zviceran.

Abedini të enjten është prezantuar nga Neuchatel Xamaxi, ku ishte edhe në të kaluarën. Ish-kapiteni i Kosovës U21 ditë më parë u nda me Ballkanin e Suharekës ku e kaloi edicionin 2024/2025. Te Xamaxi i kategorisë së dytë helvetike ishte në edicionin 2023/2024. I kishte luajtur 22 ndeshje, ndërsa kishte realizuar një gol e një asistim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abedini i ka 130 ndeshje në kategorinë e dytë zvicerane dhe 36 në Superligë.

“Edhe pse u largova nga Neuchateli para një viti, kam pasur kohë shumë të mirë këtu. Jam shumë i lumtur për kthimin në këtë stadium dhe te këta tifozëve”, ka thënë Abedini.

26-vjeçari ka luajtur edhe te Lugano, Chiasso, Winterthuri, Wili, Granada B.