Një periudhë kaotike prej 13 minutash nga Manchester City në pjesën e dytë të ndeshjes emocionuese me gjashtë gola ndaj Evertonit, mund të jetë vendimtare në garën për titull të kampionit në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e së hënës mbrëma ishte prej më të mirave të edicionit dhe rezultati 3:3, pas një finishi dramatik, mund të jetë vendimtar në fund.
City i Pep Guardiolas ishte duke udhëhequr 1:0, por pësoi tre gola, dy prej tyre nga Thierno Barry, brenda vetëm 13 minutave. Jake O’Brien ishte po ashtu realizator për Evertonin.
Erling Haaland shënoi menjëherë për 3:2 dhe Jeremy Doku realizoi supergol fare në fund për rezultatin 3:3. Por City mbetet prapa Arsenalit në garën direkte për titull.
Dhe kjo nënkupton se “topçinjtë” e kanë në dorë garën për trofeun kryesor të futbollit anglez.
Ndeshja në stadiumin “Hill Dickinson” ishte vlerësuar e vështirë për ekipin e Guardiolas dhe ashtu edhe doli. City humbi dy pikë ndaj ekipit që synonte të siguronte vend në Evropë.
“Është më mirë se të humbësh”, ka thënë Guardiola për barazimin 3:3. “Kjo tregon se çfarë ekipi është Evertoni. Titulli nuk është në duart tona. Më parë ishte, tani jo. I kemi edhe disa ndeshje. Do të shohim çka do të ndodhë”.
Arsenali e siguron titullin e parë që nga viti 2004 nëse i fiton tri ndeshjet që i ka deri në fund.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry beson se skuadra londineze nuk do të lëshojë pikë por ka shtuar se “nuk ka përfunduar ende asgjë dhe nuk do të festojë para kohe”.
Arsenali më 10 maj luan në udhëtim ndaj West Hamit, më 18 maj e pret Burnleyn dhe në fund, më 24 maj, luan në udhëtim ndaj Crystal Palace.
City më 9 maj e pret Brentfordin. Më 13 maj e luan ndeshjen e mbetur, sërish në shtëpi ndaj Crystal Palace. Ndaj Bournemouthit në udhëtim luan më 19 maj, ndërsa më 24 maj e pret Aston Villan.
Arsenali i ka 76 pikë nga 35 ndeshje, ndërsa City i ka 71 pikë nga 34 ndeshje.
Ka shumë skenarë në lojë, varësisht nga rezultatet. Por nëse i fiton të gjitha ndeshjet, Arsenali shpallet kampion.
Wayne Rooney po ashtu e favorizon Arsenalin në garën për titull, njëjtë si shumë analistë në Angli.
Tifozë të Cityt nisën të largohen nga stadiumi pas pësimit të golit të tretë. Por u ndalën kur Haaland shënoi menjëherë për 3:2.
“Paraqitje vërtet e mirë. Kemi luajtur ndeshje të jashtëzakonshme në pjesën e parë. Shumë, shumë mirë. Në pjesën e dytë ndoshta nuk ishim sa duhet agresivë dhe pësuam golat. Kundërshtarët vazhduan të jenë gjithnjë e më agresivë. Por në përgjithësi ishte një paraqitje shumë e mirë”, ka thënë Guardiola.