Futboll

A beson Sassuolo te Muriqi pas rënies në formë?

Aro Muriq

Mediumi italian “Il Resto del Carlino” i ka kushtuar një shkrim portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Sipas këtij mediumi, portieri i Sassuolos ka pasur formë të dobët gjatë këtij viti.

Muriq ka pësuar shtatë gola në katër ndeshjet e para të vitit. Gjashtë gola i pësoi vetëm në dy ndeshjet e fundit.

Por te Sassuolo kanë besim tek ai.

Në mbrojtje portierit të parë të Kosovës i ka dalë trajneri i Sassuolos, Fabio Grosso. Ai ka thënë se një lojtar nuk duhet të gjykohet nga detajet.

Muriq ishte në shumë raste shpëtimtar i ekipit në ndeshjet e stinorit vjeshtor të Serie A. Por te Sassuolo presin ngritje të formës nga Aro Muriq.