961 gola për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.
Këtë shifër të golave, sulmuesi i Al-Nassrit e arriti me golin e realizuar ndaj skuadrës Al-Kholood të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl-Nassri e mposhti në udhëtim skuadrën Al-Kholood me rezultatin bindës 3:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të të elitës së futbollit arab.
Ronaldo me asistim të Joao Felixit shënoi për 1:0 në minutën e 47-të.
Dy golat e tjerë për Al-Nassrin i shënuan Mohamed Simakan në minutën e 53-të dhe Kingsley Coman në minutën e 87-të.
40-vjeçari Ronaldo i është afruar edhe më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.
Al-Nassri ka 43 pikë në vendin e dytë. Lider është Al-Hilali me tri pikë më shumë.