937 gola për Cristiano Ronaldon.
Këtë shifër të golave, superylli portugez e arriti me golin e shënuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë në minutën e 68-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugalia është duke fituar 2:1 në “Munich Football Arena”.
Vetëm me Portugalinë, Ronaldo ka 137 gola gjithsej.
Florian Wirtz tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e kaloi në epërsi Gjermaninë pas golit të shënuar me kokë.
Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. Gjyqtari e vlerësoi situatën si të rregullt, ndonëse pati shumë protesta.
Francisco Conceicao i barazoi shifrat me supergol në minutën e 63-të.
Pesë minuta më vonë, Ronaldo realizoi për 2:1.
Ai u asistua bukur nga Nuno Mendes.
CRISTIANO RONALDO VIRA O JOGO PARA PORTUGALpic.twitter.com/GQI2FugaLN
— DataFut (@DataFutebol) June 4, 2025