Vizita e shkrimtarit dhe intelektualit të madh Dritëro Agolli në Kosovë në vitin 1991. Ishte kjo koha e ndryshimeve të mëdha si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri.
Pas Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, ku Dritëro Agolli si deputet kritikoi ashpër regjimin monist dhe vdekjen e Partisë së Punës, ai vizitoi Kosovën.
U prit nga Ibrahim Rugova dhe folën për themelimin e PEN Qendrës Shqiptare dhe për aktualitetet politike kombëtare e ndërkombëtare.
Ishte kjo një vizitë e rëndësishme në kohë të turbulencave të mëdha të mbarimit të Luftës së Ftohtë, rrënimit të murit të Berlinit etj.
“Fakte” me Adnan Merovcin të shtunën nga ora 21:00 në KTV.