Këtë javë do të fillojmë me transmetimin e emisioneve të ciklit “Pleqtë e Urtë të Kosovë”, ku ata do të rrëfejnë jetën e tyre dhe përjetimet gjatë periudhave dhe vendeve të ndryshme të Kosovës.
Këtë javë do të bashkëbisedojmë me Bacën Halit Idriz-MENXHIQI nga Vushtrria.
Ai do të rrëfejë për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, aksionin e armëve, kohën e Rankoviqit, vitet 1968, 1981, 1989 deri në luftën e fundit të UÇK-së.