EXPRESS

Rihapja e Galerisë së Arteve të Prishtinës, sonte në “Express”

express

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me kryetarin e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kksovës, Kamuran Goranci, ku në fokus do të jetë puna dhe aktivitetet e Galerisë së Arteve të Prishtinës, e rihapur para pak ditësh. Rihapja është parë si moment i rëndësishëm për skenën kulturore të qytetit. Ekspozita inauguruese “Retrosintezë” ka sjellë gjeneratën e artë të artit vizual.

Përveç tjerash do të sjellim materiale nga skena botërore. Bruno Mars po bëhet gati për turneun “The Romantic Tour”, i cili e dërgon për të performuar nëpër stadiume anekënd botës me qëllim të promovimit të albumit të parë të artistit, pas gati një dekade. Ndërsa nga bota e filmit dhe televizionit, ju sjellim detaje rreth serialit të ri të zhanrit triler kriminalistik, “Steal” dhe filmit të ardhshëm “Supergirl”.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!