Sonte në “Express” shpalosim programin e festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “PriFest”. Nga 9 deri më 14 shtator, kjo ngjarje e rëndësishme e kinematografisë sjell filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë premiera kombëtare të projekteve kinematografike kosovare.
Për gjithçka që e karakterizon edicionin e 17-të të “PriFestit” do të flasim me mysafiren e ftuar në studio, Rozi Kryeziu-Mazreku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash ju sjellim atmosferë nga mbyllja e Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Maratona njëjavëshe e ngjatjes me shfaqje, diskutime, koncerte dhe jo vetëm, është kurorëzuar me ndarjen e çmimeve, të dielën mbrëma. “Djali” me tekst të Florian Zeller, nën regji të Erson Zymberit dhe me producent Ernest Zymberi, është shpallur shfaqja më e mirë për sivjet.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!