Është aktiviteti i parë i këtij lloji. Në qendër të kryeqytetit nëpërmjet një organizimi modest, për katër ditë fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë Panairin e Librit që u kushtohet atyre. Aktivitetet përcjellëse janë menduar si plotësim i programit të kësaj ngjarjeje. I hapur mesditën e së mërkurës, Panairi i librit për fëmijë, synon që të shndërrohet në ngjarje tradicionale, ku do të përfshihen më shumë shtëpi botuese. Nën organizimin e organizatës “Etea”, librarisë “Dukagjini” e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” ngjarja synon që të jetë hapësirë ku fëmijët të kenë mundësi të hyjnë në botën e librit nëpërmjet disa aktiviteteve.
Organizatorët kanë treguar se bëhet fjalë për një ide të kamotshme që sivjet është konkretizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani” gjatë panairit do të ofrojë disa shërbime për fëmijët që vizitojnë ngjarjen. Madje është ideuar edhe një mundësi që i ofron fëmijët me Bibliotekën.
Në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” gjatë ditës së mërkurë ka pasur grupe fëmijësh nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit që kanë frekuentuar hapësirat e panairit modest. Pritet që ditëve në vazhdim panairi të jetë nikoqir i shumë fëmijëve, përderisa synimet janë që ngjarja të shndërrohet në ekspozitë të librit që do të vizitohet nga fëmijët e mbarë vendit.