Nën regji dhe me skenar të Ilirjan Himajt e me producente Teuta Krasniqin, “Ngryk” ka ndezur ekranin e “Kino Armatës” dhe ia ka “prerë” shiritin festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”. Është një kërkim i vrazhdë lirie, që në disa raste ndjell monotoni tek synon ta godasë realitetin me një rrëfim fantazie që merr frymë prej përditshmërisë. “PriFesti” i sivjetmë në Kategorinë Ballkanike sjell gjashtë filma, në atë të Filmit të Mesëm 4 filma, në Kategorinë e Filmit të Shkurtër 7 filma, përderisa Austria është në fokus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo