Sonte në “Express” ju informojmë me ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. “Nga errësira në dritë” është vepra me të cilën Ganimete Pashoja-Myftiu i kthehet së kaluarës e prej aty sheh të ardhmen. Teksa prek shpirtin e një populli, libri i saj vjen si thirrje vetëdijeje për kujtesën. Autorja ka thënë se shkrimi është nevojë për çlirim e këtë e bën duke prekur themelet e një kulture.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu ju sjellim një material nga fusha e artit ndërkombëtar. Piktori flaman Anthony van Dyck nderohet me një ekspozitë madhore që bashkon 60 vepra nga muze ndërkombëtarë, institucione kulturore dhe koleksione private, disa prej të cilave shfaqen për publikun për herë të parë. Ekspozita ndjek jetën e piktorit përmes udhëtimeve të tij, portreteve dhe veprave fetare.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet botëror si, Jay-Z, Shakira dhe “BTS”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!