Sonte në “Express” sjellim materiale nga arti dhe kultura. “Nemesis” mban titullin shfaqja më e re e teatrit “Oda”. Ky produksion bashkon në skenë sundues parahistorikë bashkë me çmenduritë e tyre. Drama, pos si rrëfim, ngre shumë pyetje për sundimtarët e sotëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga skena botërore, afresku i Michelangelos në Vatikan, “Gjykimi i fundit”, po restaurohet, ndërsa po i hiqet një shtresë e bardhë, pluhurore kripe që është grumbulluar mbi mur, që nga restaurimi i fundit i madh, tri dekada më parë. Mjeshtri i Renesancës e pikturoi tavanin e famshëm, përfshirë “Krijimin e Adamit” që paraqet dorën e shtrirë të Zotit, midis viteve 1508 dhe 1512, dhe më pas u rikthye për të pikturuar “Gjykimin e fundit” në murin pas altarit.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yje si, Bad Bunny, Sean Diddy Combs, Alan Ritchson dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!