EXPRESS

“Makthi prej argjile” tenton ballafaqimin me pasojat e luftës, sonte në “Express”

Makthi prej argjile

Sonte në “Express” do të sjellim materiale interesante. Është shfaqur premierë filmi i shkurtër artistik “Makthi prej argjile”, produksion i organizatës “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimit të paqes”. Sikur edhe ka qëllim kjo organizatë, filmi ballafaqon të kaluarën me të tashmen duke shpërfaqur pasojat e përjetimeve gjatë luftës.

Po ashtu sjellim një material nga skena kulturës në botë. Drejtori i “Eurovisionit”, Martin Green, ka thënë se është i lumtur që anëtarëve u ishte dhënë mundësia për debat për vendin e Izraelit në garë. Ai ka thënë se “Eurovisioni” nuk duhet të përdoret si arenë politike. Por disa shtete tashmë kanë njoftuar se tërhiqen nga gara pasi Izraelit iu lejua pjesëmarrja.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Miley Cyrus, Dario Vitale, Leonardo DiCapriio dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!