EXPRESS

Liria e Kosovës, rezultat i marrëdhënies së vlerave me SHBA-në, sonte në “Express”

Kosova 1989-1999

Sonte në “Express” fokusohemi te ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Video e animuar “Kosova 1989-1999” e dhënë në kuadër të edicionit të 12-të Javës së të Drejtave të Njeriut, organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë, është përcjellë me një diskutim për atë periudhë. Kurse gazetari, politikani e shkrimtari Veton Surroi bashkë me gazetarin e shkrimtarin Tim Judah kanë diskutuar për të kaluarën e aktualitetin.

Përveç tjerash nuk mungojnë as lajmet nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Jennifer Lawrence dhe Miley Cyrus, si dhe informacione nga kinematografia botërore.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!