Sonte në “Express” fokusohemi te letërsia. Gazetarja Mira Kazhani ka ardhur në Prishtinë me librin “Një ditë tjetër”, që tashmë është bërë një prej rrëfimeve më të përhapura e më të përfolura të këtij viti në hapësirën shqiptare. Mbrëmja e së premtes, në menzën “Ramiz Sadiku”, ka marrë pamjen e një takimi përtej shkrimeve, ku fjala dhe dhembshuria janë bërë pjesë e një përbashkësie njerëzore.
Po ashtu ju sjellim edhe një material përmes së cilit mësojmë më shumë rreth librit dhe autorit të shpërblyer sivjet me çmimin prestigjioz “Booker”. Sivjet me këtë çmim u vlerësua romani “Flash” i shkrimtarit David Szalay. Ai u zgjodh fitues në mesin e 153 romaneve të paraqitura nga një juri që përfshinte shkrimtarin irlandez, Roddy Doyle dhe aktoren, Sarah Jessica Parker.
Përveç tjerash do të zhvillojmë një bisedë në studio, përmes së cilës vëmë në fokus ngjarjen e përvitshme kinematografike, Java e Filmit në Suharekë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!