Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës. Koncerti “Echoes of origin” ka dëshmuar se këndimi klasik dhe instrumentet tradicionale janë dy gjuhë që kur flasin së bashku, krijojnë harmoni autentike. Nismuar prej mexosopranos Flaka Goranci, një projekt si ky rilexon muzikën shqipe duke ua dhënë vendin e merituar jo vetëm perlave të thesarit popullor por edhe instrumenteve autentike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStorja tjetër fokusohet në një ekspozitë unike e hapur në Londër. Georges Seurat njihet si pionieri i pointilizmit, një teknikë artistike që përdor pika ngjyrash në vend që të përziejë ngjyrën në paletë. Tani, një ekspozitë e peizazheve të tij bregdetare, shpesh të anashkaluara nga galeritë dhe kritikët, është hapur me titullin “Seurat and the Sea” dhe bashkon 26 vepra të artistit me të njëjtën temë.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë aktorin hollywoodian, Shia LaBeouf dhe yllin botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!