Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“In The Making II” me kukulla në mbrojtje të ambientit 

“Galeria 17” është ambienti ku u jepet zë temave të ndryshme. Mbrojtja e ambientit është prej kryesoreve. Por, tek ekspozita  “In the Making II” janë fëmijët ata që thërrasin për mbrojte të ambientit nga tekstilet. 

Rreth 80 fëmijë e të rinj janë angazhuar në punëtorinë e udhëhequr nga artisti Dardan Zhegrova duke dizajnuar, qepur e punuar kukulla prej më të ndryshmeve. Janë dhjetëra krijime artistike e si mozaik secila bartte mesazhin e vet. Por, kësaj radhe jo veç për mbrojtje të ambientit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekologjia queer është një prej shtyllave të “Galerisë 17” që funksionon në kuadër të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”. Kjo ekspozitë po ashtu hyn te politikat e fondacionit që midis të tjerash ka në fokus edhe mbrojtjen e ambientit bashkë me rolin e artit në këtë aspekt. 

Përdorimi i materialeve të tekstilit të sjella nga fëmijët është njëfarë riciklimi më vete dhe vjen si thirrje për më shumë riciklim e më pak ndotje për ambientet ku rriten fëmijët.