Sonte në “Express” ju sjellim të zhvillimet e fundit nga skena e kulturës. Me edicionin e parë të bienales “Fragmenta” janë krijuar stacione të vogla ku arti, dizajni dhe teknologjitë bashkëkohore janë takuar me publikun në mënyra të papritura. Në Hamamin e Madh të Prishtinës, “Conflux” e artistit të ri Esad Duraki takon dy botë të largëta. “Fragmenta” ka kulmuar të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimit “Rising Artists Work”, të cilin e ka marrë Leon Ispahiu me “The Preserved Brains”.
Po ashtu sjellim sjellim një material të detajuar rreth nominimeve për çmimet e ardhshme “Globi i Artë, që i nderojnë më të mirët nga bota e filmit dhe televizionit. Siç edhe është parashikuar nga ekspertët e industrisë, “One Battle After Another” me yllin Leonardo DiCaprio, udhëheq me më së shumti nominime.
Përveç tjerash nuk mungojnë as lajmet nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, James Cameron, Jimmy Kimmel dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!