Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën nga premiera kosovare e filmit, “Burri i shtëpisë” me regji të Andamion Muratajt. Filmi është film prekës, shpeshherë poetik. Është kuptimplotë dhe sinqeriteti i personazheve është i thellë. Nëpërmjet portretit të Franit të luajtur nga aktorja Drita Kaba-Karaga, “Burri i shtëpisë” shpalos një pjesë të identitetit shqiptar e temën autoktone.
Përveç tjerash përmes një materiali kujtojmë jetën dhe veprën e ikonës së Hollywoodit, Robert Redford, i cili krahas sukseseve në kinematografi si aktor e regjisor, shquhej për angazhimet si aktivist dhe si personi prapa themelimit të një prej festivaleve më të rëndësishme që promovon filmat e pavarur, “Sundance”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!