EXPRESS

Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë me thirrje për qëndresë, sonte në “Express”

fotoist

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me drejtorin artistik të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, Burim Myftiu. Bashkë do të shpalosim detaje rreth edicionit të tretë të “Fotoistit”, që vjen me temën “Endurance” apo “Qëndresa”.

Po ashtu do të sjellim atmosferë nga koncerti i radhës i organizuar në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “KamerFest”. Pianistja Veronika Koprivica nga Danimarka, violinisti Leonard Simaku dhe violonçelisti ukrainas, Alexander Zyumbrovskiy, kanë sjellë atë që e kanë konsideruar si shprehje të shprehjes midis romantikës e ekspresionit. Pjesa “Moj e bukura More” ka qenë kapitulli i veçantë i koncertit.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Dua Lipa dhe Billie Eilish.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!