Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën e bukur nga hapja e edicionit të 24-t të festivalit, “ReMusica”.
Violinisti shqiptar me nam ndërkombëtar, Tedi Papavrami dhe pianistja japoneze Maki Okada, janë dyshja që sollën magjinë e interpretimit. “ReMusica” sivjet sjell dallimet stilistike dhe gërshetimin e natyrshëm të tyre. E kjo është konfirmuar që në natën e parë të edicionit të festivalit. Edhe në zhanre e edhe në formacionet e zgjedhura. Fillimisht me ansamblin vokal “ReVocal”, nën drejtimin e maestros Rafet Rudi, me vepra tradicionale e moderne, e më pas me duetin Papavrami e Okada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Anthony Hopkins, Dei Lovato dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!