Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Cigarette Break” mban tensionin e heshtur të roleve të shumta të gruas, sonte në “Express”

Cigarette Break

Sonte në “Express” fokusohemi te ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Me ekspozitën “Cigarette Break” të Diellza Salicanës është mbyllur jo vetëm “Pop-up Art Week”, por edhe një cikël i tërë katërvjeçar i programit të “Galerisë 17” në këtë hapësirë. Pauza e punës është shndërruar në temë, metodë dhe përvojë fizike. Hapësira është ndarë qartësisht në dy pjesë: në njërën është lejuar cigarja, në tjetrën jo. Vizitorët kanë kaluar nga njëra anë në tjetrën, duke e bërë trupin e tyre pjesë të instalacionit, pa e kuptuar menjëherë se po e riprodhojnë vetë logjikën e veprës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç tjerash nuk mungojnë as lajmet nga skena botërore. Muzeu i Louvreit në Paris, i goditur nga kriza, u mbyll të hënën, pasi punonjësit nisën një grevë për të kërkuar rinovime urgjente dhe shtim të stafit, si dhe për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të biletave për shumicën e vizitorëve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë turistët britanikë dhe amerikanë.

Ju sjellim dhe të rejat e fundit nga showbizi me protagonistë yje si, Mariah Carey, Fergie dhe Jason Statham.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!