Sonte në “Express” ju sjellim një intervistë me Florida Kastratin, zyrtare për komunikim e festivalit “Polip”, që sivjet e shënon edicionin e 16-të. Ngjarje të ndryshe e shoqërojnë festivalin sivjet, të cilat i shpalosim bashkë në këtë bisedë.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës në vend. “Chopin Piano Fest” në mbrëmjen e dytë të këtij edicioni i ka sjellë Prishtinës Chopinin e Vjenës. Dyshja polake në skenë, përtej këtij kompozitori ka interpretuar edhe vepra të tjera që lidhen me kryeqytetin austriak duke sjellë pak nga koha e dikurshme muzikore e qytetit perandorak.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Sacha Baron Cohen, Tyla dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Chopini në Vjenë” e fut Prishtinën në teatrin e viteve 1800
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Harmonia në dialog me “Chopin Piano Festin” e festës dhe të urave
-
“Chopin Fest” e bën Prishtinën pikëtakim muzikantësh botërorë
-
Pianoja në dialog me fuqinë e lëvizjeve në “Chopin Piano Fest”