EXPRESS

Bana Zahiti flet për muzikën, frymëzimin dhe projektet e ardhshme, sonte në “Express”

Bana Zahiti

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me artisten e re, por jashtëzakonisht të talentuar, Bana Zahiti. Së bashku shpalosim detaje rreth këngës së re “APF”, albumit dhe projekteve të ardhshme të këngëtares.

Përveç tjerash do të sjellim një material që nga premiera evropiane e filmit “Send Help”, ku të pranishëm ishin edhe yjet Rachel McAdamas dhe Dylan O’Brien, të dy protagonistë në filmin që vjen i realizuar nga regjisori ikonik, Sam Raimi.

Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga showbizi me protagonistë yje si, Chriss Brown dhe Ariana Grande.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!