Sonte në “Express” do të realizojmë bisedë me drejtorin e Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi. Bashkë do ta shpalosim programin e këtij teatri për muajin dhjetor, që vjen i pasur me shfaqje të bukura.
Po ashtu sjellim një material nga skena kulturës. Libri i parë me poezi i aktores Xhejlane Tërbunja duket si fillimi i një udhëtimi letrar që autorja ka kohë që e ka pritur, ndërsa publiku e ka mirëpritur me një vëmendje që e ka bërë këtë promovim të jetë më shumë se një prezantim libri. Poezi të krijuara gjatë katër apo pesë vjetëve të fundit prekin e riprekin përditshmërinë, të shkruara në mënyrë të çiltër dhe të drejtpërdrejtë, duke ruajtur tonin që i ka karakterizuar gjithmonë edhe interpretimet e saj.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Matthew Perry, Sean Diddy Combs dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!