EXPRESS

“Ali Pashë Tepelena…” si portret midis mistikes dhe fakteve, sonte në “Express”

Ali Pashë Tepelena

Sonte në “Express” do të fokusohemi te letërsia. Ka kohë që ia ka marrë dorën hulumtimit të imët nëpër arkiva muzesh botërorë, pas Skënderbeut qe figura e Ali Pashë Tepelenës që do ta intrigonte dhe për disa vjet s’iu nda zbardhjes së imazheve të tij në artin botëror. Luan Tashi ka sjellë veprën “Ali Pashë Tepelena në artin botëror”, por nuk ndalet vetëm te portretizimet e tij nga artistë e kronistë anekënd botës.

Po ashtu ju sjellim një ngjarje nga skena e artit pamor në vend. Galeria e Arteve të Prishtinës, dikur me peshë në artin pamor, sot edhe me atë historike që përthekon edhe kapitullin kur u mbyll dhunshëm në vitet ’90, ka bashkuar artistët vendorë me Ekspozitën Vjetore të Anëtarëve të Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës. Edhe një ekspozitë si kjo është vazhdimësi tradite: shndërrohet në pasqyrë të krijimtarisë aktuale por vernisazhi i saj të mërkurën mbrëma ka pasur edhe “ngjyrat” e lojës me çmime.

Sa i përket skenës së showbizit ju sjellim lajmet e fundit për yje të famshëm të tillë si, Chris Hemsworth, Zayn Malik, Halle Berry dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!