Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Van Dijk: Duhet të përmirësohemi më shumë

Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Holandës, Virgil van Dijk, e ka paralajmëruar përfaqësuesen e tij që duhet të përmirësohet më shumë pasi mund të përballet me eliminim nga Evropiani “Gjermania 2024”.

Holandezët janë kritikuar shumë pas humbjes 3:2 nga Austria të martën në Berlin. Me humbjen që ua shkaktoi Austria, “tulipanët” mbetën në vendin e tretë në grupin D me katër pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Holanda kaloi në një të tetën e finales si një nga përfaqësueset më të mira të vendit të tretë.

Van Dijk të premten në konferencë për shtyp ka thënë se i kupton kritikat e tifozëve që janë duke u bërë ndaj tij dhe Holandës.

“Unë mund ta kuptoj plotësisht kritikën. Unë nuk jam budalla, e di gjithashtu se mund të bëj më mirë dhe se duhet të jetë më mirë dhe për këtë jam duke punuar. Nuk luajta ndeshjen time më të mirë kundër Austrisë. Gjithashtu mendoj se gjërat në përgjithësi mund dhe duhet të jenë më mirë. I gjithë ekipi nuk vrapoi, por unë shikoj së pari veten time. Mund të kisha sjellë shumë më tepër”, ka theksuar Van Dijk.

Në një të tetën e finales, Holanda luan ndaj Rumanisë.