Myrto Uzuni nuk është përfshirë në listën prej 27 lojtarëve të Shqipërisë për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Sulmuesi i Granadas nuk e ka bindur përzgjedhësin e Shqipërisë, Sylvinho. Mbështjetje të hënën i ka dhënë klubi spanjoll. “Gjithmonë me ty Myrto”, shkruan në reagimin e Granadas. Uzuni 28-vjeçar shënoi 11 gola në 34 ndeshje në La Liga. Pati edhe një asistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGranada nuk mbijetoi në elitën e futbollit të Spanjës. Por Uzuni kishte paraqitje të mira në edicionin 2023/2024.
Uzuni për Shqipërinë nga viti 2018 ka shënuar pesë gola në 35 ndeshje për Shqipërinë.