UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma. Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë humbjes 2:1 nga Italia.
UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të marr vendimin.
Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë.