Euro 2024

Sonte Itali – Shqipëri, kuqezinjtë pushtojnë Dortmundin

tifozët

Prej orës 21:00 fillon ndeshja e Grupit B të Euro 2024 mes Italisë dhe Shqipërisë. Çdo gjë është gati në Dortmund, ndërsa kënga e festa ka nisur shumë orë më parë. Tifozët shqiptarë janë dukshëm më tepër se ata të Italisë.

Sheshet dhe rrugët e Dortmundit që nga e premtja ishin të mbushura me tifozë shqiptarë. Pritet që në stadium të jenë deri në 50 mijë përkrahës të Shqipërisë. Dukshëm më pak tifozë do të ketë Italia.

Si kampione në fuqi e Evropës, Italia vlerësohet favorite e madhe. Por te Kombëtarja e Shqipërisë ka entuziazëm. Faza përgatitore ishte shumë e suksesshme, ndërsa selektori Sylvinho mund të llogarit në të gjithë lojtarët. Te mijëra tifozët ka optimizëm për rezultat pozitiv ndaj Italisë.

VIDEO: