Sulmuesi Leroy Sane nuk ka pasur hapësirë të madhe te Përfaqësuesja e Gjermanisë në ndeshjet e fazës grupore të “Euro 2024”. Ka luajtur si zëvendësues.
Të martën Sane në konferencë për shtyp ka theksuar që lëndimi i pësuar te Bayerni ka ndikuar në paraqitjet te Gjermania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e dija se sa do të zgjaste rikuperimi. Por jam këtu dhe jam i lumtur që jam shëruar dhe jam i gatshëm për Evropian. Lëndimi nuk është zhdukur ende plotësisht, por është shumë më mirë se më parë. Nuk kam më dhimbje dhe kjo është shumë mirë. Më parë kur kisha një ndeshje më duheshin pesë ose gjashtë ditë që dhimbja të qetësohej, por nuk e kam më atë problem”, u shpreh Sane.
Sane në një të tetën e finales ndaj Danimarkës ka startuar te Gjermania.
Gjermania në çerekfinale do të takohet me Spanjën. Ndeshja do të zhvillohet të premten në Stuttgart.