Selektori me pagën më të madhe në “Euro 2024” është ai i Anglisë, Gareth Southgate, ka shkruar mediumi spanjoll “AS” të mërkurën.
Southgate përfiton 5.8 milionë euro në vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është në krye të “Tre Luanëve” prej vitit 2016-të, dhe pavarësisht ngritjes së përfaqësueses angleze, ende nuk ka fituar ndonjë trofe madhor.
I dyti në listë është Julian Nagelsmann i Gjermanisë, ndërsa podiumin e plotëson Roberto Martinez i Portugalisë.
Nagelsmann ka pagë vjetore prej 4.8 milionë eurove, kurse Martinezi përfiton 4 milionë euro pagë vjetore.
Përzgjedhësit më të paguar
1. Gareth Southgate – Anglia - 5.8 milionë euro
2. Julian Nagelsmann – Gjermania - 4.8 milionë euro
3. Roberto Martinez – Portugalia - 4 milionë euro
4. Didier Deschamps – Franca - 3.8 milionë euro
5. Ronald Koeman – Holanda - 3 milionë euro
6. Luciano Spalletti – Italia - 3 milionë euro
7. Vincenzo Montella – Turqia - 1.5 milionë euro
8. Murat Yakin – Zvicra - 1.4 milionë euro
9. Ralf Rangnick – Austria - 1.3 milionë euro
10. Domenico Tedesco – Belgjika - 1.3 milionë euro