Ndonëse kërkoi falje dhe shprehur keqardhje, veprimi i pamatur i Mirlind Dakut gjatë Evropianit në Gjermani, vazhdon të komentohet në Rusi, ku sulmuesi e zhvillon karrierën në nivel klubesh.
Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqeonasve. Klubi i Dakut, Rubin Kazani, ka paralajmëruar dënimin e tij, por nuk ka ndonjë njoftim deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë së fundi për atë veprim të Dakut foli presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Aleksandr Dyukov. Ai ka lënë të kuptohet se Daku do të dënohet.
“Kjo gjithsesi është e padëgjuar dhe e papranueshme. E di që Rubini do të marr masa ndaj lojtarit”, ka thënë Dyukov për agjencinë ruse TASS.