Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Myrto Uzuni thyen heshtjen pasi u la jashtë Evropianit

Myrto Uzuni

Sulmuesi Myrto Uzuni ka thyer heshtjen pak javë pasi u la jashtë Evropianit nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho.

Ai të dielën ka postuar një mesazh përkrahje për futbollistët e Shqipërisë, të cilën të hënën e zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2024 kundër Spanjës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë, e cila luan ndeshjen më të rëndësishme në Evropian.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë luhet të hënën nga ora 21:00 në Dussfeldorf.