Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Ruediger, është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes së dytë të 1/8 së finales së Kampionatit Evropian.
UEFA e ka përzgjedhur Ruedigerin si më të mirin e ballafaqimit ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas UEFA-s, ai ka qenë lider në mbrojtje dhe ka shkruar në statistika se ka fituar 12 topa.
Shpejtësia maksimale e arritur nga qendërmbrojtësi i Real Madridit ka qenë 31.4 km/h.
Ai ka mbuluar 10 kilometra në fushën e lojës.

“Ai ishte me të vërtetë solid, fitoi shumë duele përgjatë gjithë ndeshjes. Ai ishte shumë i fortë veçanërisht në ajër dhe shumë i saktë në pasime”, ka shkruar UEFA në arsyetimin për zgjedhjen e tij si lojtari më i mirë i ndeshjes.