Jude Bellingham e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.
Por, mesfushori anglez ka treguar tjera paraqitje për Anglinë në Kampionatin Evropian, dhe po kritikohet shumë nga njohës të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStatistikat e tij në barazimin 0:0 ndaj Sllovenisë, ishin shumë negative.
Anglia e ka siguruar avancimin në fazën nokaut, me një fitore e dy barazime.
Bellingham e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Serbisë në ndeshjen e parë.
“Zero gjuajtje, zero shanse të krijuara, zero ndërhyrje, zero pasime të kompletuara në fazën e tretë, atë sulmuese”, ka shkruar “ESPN” për statistikat e Bellinghamit ndaj Sllovenisë.
Ai kishte edhe 16-të topa të humbur, më së shumti në skuadër, ndërsa i ka fituar vetëm 22 për qind të dueleve. Në këto dy statistika ishte më i dobëti i skuadrës.
Në të tria ndeshjet e grupeve, kundër Sllovenisë, Danimarkës dhe Serbisë, Bellinghami e kishte vetëm një gjuajtje në portë dhe një shans të krijuar.