Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, do ta drejtojë duelin e Grupit B mes Kroaicsë dhe Italisë, që do të jetë vendimtar për avancim tutje.
UEFA konfirmoi të shtunën se Danny Makkelie do ta drejtojë duelin që luhet në Leipzig të hënën mbrëma, ndërsa Rob Dieperink do të jetë në VAR.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdihmës të Makkelies do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.
41-vjeçari Makkelie është inspektor policor, ndërsa në edicionin e fundit të Championsit ka drejtuar tri ndeshje ku ishin të përfshira skuadrat italiane, Inter – Benfica, Napoli – Union Berlin dhe Neëcastle – Milan.
Përfaqësuesja e Italisë është e pamposhtur në të tri ndeshjet ku gjyqtar kryesor ishte Makkelie.
Ka dy fitore dhe një barazim.
Italia kualifikohet në fazën nokaut me fitore apo barazim ndaj Kroacisë.