Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Ian Maatsen është ftuar në përfaqësuesen e Holandës si zëvendësim i momentit të fundit për të lënduarin Frenkie de Jong.
Selektori Ronald Koeman ka konfirmuar pas miqësores ndaj Islandës, të hënën, që De Jong nuk do të rikuperohet në kohë nga lëndimi i nyjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaatsen ishte në pushime në Greqi të hënën kur iu tha që të kthehet dhe të përgatitet për turne, më pak se një javë para se Holanda të takohet me Poloninë në ndeshjen e parë në Euro 2024.
22-vjeçari ishte njëri prej katër lojtarëve të larguar nga ekipi i gjerë i Holandës.
Maatsen është zhvilluar prej se iu bashkua Dortmundit në huazim nga Chelsea në dimër. Ai luajti në finale të Championsit.
Ndonëse pozita e tij e preferuar është mbrojtës i majtë, Maatsen mund të luaj edhe në mesfushë, që e bën atë zëvendësues potencial të De Jongut.