Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Hysaj reagon pas kritikave për ulje të kokës

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj ka dalë me një reagim të hënën pas kritikave të shumta që ka marrë pas ndeshjes së parë që Shqipëria e humbi nga Italia me rezultatin 2:1 të shtunën.

Hysaj u kritikua për ulje të kokës pas goditjes që solli golin e dytë të Italisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores. Kush më njeh e din mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizmin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik”, shkruan në postimin e Hysajt në Instagram.

Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e Shqipërisë duke shtuar se i pranon kritikat e tyre.

“Tash të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë”.