Portieri veteran i Turqisë, Mert Gunok, që e bëri pritjen më të bukur në “Euro 2024”, ua kujtoi njohësve të mirë të futbollit portierin e Anglisë, Gordon Banks, me pritjen që e kishte bërë ndaj Peles në Kupën e Botës 1970.
36-vjeçari Gunok ishte hero i Turqisë në avancimin në çerekfinale të Evropianit, pas fitores 2:1 ndaj Austrisë të martën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi priti një tentim që po shkonte drejt portës në fundin e ndeshjes.
Gunok debutoi te ekipi senior i Turqisë në vitin 2012, ndërsa vlerësohet si njëri prej portierëve më të mirë të gjeneratës së tij.
Në Turqi, ai ka luajtur te Fenerbahçe, Bursaspori, Bashakshehiri dhe tani është anëtar i Beshiktashit.
Beshiktashi në vitin 2021, e transferoi Gunokun për vetëm 1.3 milionë euro.